HISTORIKU I SHKOLLĖS “PARTIZANI”

 

Nė trekėndėshin qė krijohet nga prerja mes tyre e tri rrugėve: rrugės sė Dibrės,rrugės “Tafaj(dikur “4 Dėshmorėt”) dhe rrugės Shinashi Dishnica,ndodhet sot ndėrtesa e shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Partizani”.

Pika qėndrore orientuese pėr tė dalė tek kjo godinė ėshtė Selvia e famshme,nga e cila duhet tė largohesh jo mė shumė se 100 metra,pėr t'u gjendur tek godina e shkollės,godinė e cila ėshtė pėrfunduar sė ndėrtuari nė vitin 1964 e po atė vit filloi tė funksionojė shkolla 8-vjeēare qė mori emrin “Partizani”.

Hamendėsia se, pėrse kjo shkollė e mori emrin “Partizani”,qėndron nė dy arsye: sė pari shkolla mund tė ketė marrė emrin “Partizani” sepse lagjja ku u ngrit ajo kish luajur njė rol shumė tė rėndėsishėm gjatė Luftės Antifashiste Nacional Ēlirimtare.Nė njė shtėpi tė kėsaj lagjeje ish themeluar Partia Komuniste nėn drejtimin e sė cilės do tė qeverisej Shqipėria nė afro gjysėm shekulli dhe se aty gjendeshin me dhjetra shtėpi tė cilat gjatė LANĒ-it kishin shėrbyer si baza tė saj.Deri vonė,shumė shtėpi,ruanin nė hyrje tė tyre pllakat pėrkujtimore si baza tė luftės.

Sė dyti:emir mund tė jetė vėnė i tillė pėr arsyen e thjeshtė se nė vitin 1964,vit kur u ēel pėr herė tė parė shkolla,festohej edhe 20-vjetori i Ēlirimit.Kjo ėshtė mė pak bindėse sepse po atė vit ėshtė krijuar edhe njė shkollė tjetėr 8-vjeēare me emrin “20-vjetori”.Sė treti: kishte njė mangėsi nė emėrtimin e shkollave me emra mė bashkėkohor dhe emri iu vu i atillė.

U ndėrtua fillimisht me tri kate,arkitektura e saj,ishte njė arkitekturė tip e asaj kohe.Godina bintė shumė nė sy sepse ajo ishte ndėrtuar nė mes njė lagjeje me shtėpi tė ulėta (njė katėshe) tiranase,tė cilat vende-vende pasuroheshin me disa vila dy katėshe tė ndėrtuara nė tė djathtė tė rrugės “4 Dėshmorėt” sot “Tafaj” nė kohėn e qeverisjes sė Zogut.

Arkitektura e shkollės ishte pėr kohėn me disa elemente tė veēantė zbukurues,qė e dallonin nga ndėrtesat tip tė shkollave qė ishin tė ndėrtuara mė parė.Fasada e shkollės kishte njė kornizė betoni tė dalė e cila rrethonte dritaret e katit tė dytė dhe tė tretė.

Oborri i shkollės ka qenė mjaft i gjelbėruar,disa rrėnjė pemėsh mimozash,tė cilat mbushnin edhe tėrė rrugėn “Tafaj”,shoqėronin hyrjen nga porta e oborrit deri tek porta qėndrore e godinės.Tri fusha dy prej tė cilave basketbolli dhe njė volejbolli ishin tė pranishme nė oborrin para ndėrtesės.

 

 

PAK FJALĖ NGA HISTORIKU I SHKOLLĖS SIME

 

Pėr ne gjakun e ri qė do tė ēojmė mė tutje stafetėn duhet tė dimė e tė njohim se nga erdhėm dhe si erdhėm deri kėtu.U deshėn vite tė tėra pune,dijeje,brezazh qė gjithēka tė kurorėzohej me kėtė qė kemi sot.

Nga 1964 kur shkolla “Partizani” sapo qe formuar me njė trup mėsimor qė do tė rritej,do ndryshonte dhe do tė perfeksionohej nga viti nė vit.I rėndėsishėm ėshtė fakti qė me kalimin e kohės shkolla jonė formon personalitete nė historinė e saj dhe secili vit e brez ka nė jetėshkrimin e tij emra personalitetesh nė mėsimdhėnie e nė mėsimnxėnie jo vetėm nė historinė e shkollės,por dhe nė historinė e vendit nė fushat e shkencės,kulturės,politikės.

Kėtu pėrmendim stafet drejtuese dhe punėn e madhe qė nga Leonora Tuta e deri tek Liliana Memushaj,qė mga mėsuesit mė tė vjetėr e deri te mė tė rinjtė qė me pasion edukojnė e mėsojnė breza tė tėrė nxėnėsish vetėm me punė kėmbėngulėse.Pėrmirėsimi i objektivave nė arsim kėrkon dhe forcim tė cilėsive tė stafeve mėsimore duke u shoqėruar dhe me pėrmirėsimin e ambjenteve tė shkollės.Tė shprehėsh ecurinė e gjimnazit “Partizani” nėpėr vite do tė ishtė njė punė shumė e gjatė ndaj ne po pėrqėndrohemi nė ato mė tė dukshmet dhe rezultativet.

Pėrmendim mėsues tė nderuar dhe nxėnės qė kanė ngritur emrin e shkollės nė stadet mė tė lartė tė kulturės,artit,shkencės e politikės si: Musa Kraja,Dhora Konomi,Tarik Llagami,Afėrdita Orhanasi.

Duken qartė arritjet dje ndryshimet qė do tė ndodhnin nė shkollė,qė ne tė shohim qartė kėtė pamje qė kemi sot duke filluar qė nga ndėrtimet dhe kompletimet e kabineteve si ai i informatikės ku gjithēka ėshtė sipas standarteve tė njė mėsimdhėnie tė plotė(Ndertuar neviti mesimor 1996-1997 dhe restauruar me 2002-2003).Kabineti i kimisė,biologjisė qė shoqėrohet nga shoqata e ambjentalistėve tė rinj me nė krye Vojsava Begeja.Rikonstruksioni i fasadės sė shkollės shoqėrohet me njė palestėr modernė dhe fusha e minifutbollit.Nė shkollė funksionon grupi “Ngrehina e shpirtit” themeluar nga Drita Ēota dhe pasohet nga mėsues tė tjerė tė letėrsisė si: Rajmonda Jakova,Albana Janku.te cilat kane nxjere e botuar disa libra me krijime te vete nxenesve.Me rastin e 40 vjetorit te shkolles me 2004 ,pergatitet nje permbledhje kujtimesh' Gjimnazi “PARTIZANI” gjithnje ne rritje,por perhere i ri'.Funksionon me tė gjitha elementėt Qeveria e Nxėnėsve dhe Kėshilli i Prindėrve.I gjithė suksesi i shkollės sonė vjen nga kordinimi i mirė i tre hallkave mėsues-prind-nxėnės.

Nė shkollėn tonė kanė ardhur shumė personalitete tė artit e politikės.Vjen pėr herė tė parė ish Kryeministri Fatos Nano dhe ish ministri aresimit Luan Memushi, Kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama,Perikli Jorgoni,Besnik Mustafaj,Mirush Kabashi,Ndriēim Xhepa e shumė tė tjerė do tė vizitojnė shkollėn tonė pėr tė shkėmbyer biseda me nxėnėsit.

Gjatė viteve shkolla jonė merr pjesė nė tė gjitha aktivitetet sportive,shkencore si olimpiadat ku vazhdimisht klasifikohet nė vendin e parė,gjė qė tregon se jemi tė suksesshėm nė dije e sport.

Nė proēesin mėsimor tek ne funksionojnė njė sėrė hallkash qė tregojnė pėr punėn e madhe e tė vazhdueshme nė anėn edukative.Bashkėpunimi i ngushtė nxėnės-mėsues,lėndė-mėsues-nxėnės,kujdestar-nėndrejtor-prind ka krijuar njė strukturė shumė tė pėrshtatshme pėr tė evidentuar problemet dhe pėr tė marrė masa.

Nė kėto pak fjalė deshėm t'ju tregojmė punėn shumė-vje ēare dhe jashtėzakonisht tė madhe qė ėshtė bėrė pėr ta sjellė shkollėn “Partizani” aty ku ėshtė sot,ndėr shkollat mė tė mira tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė

                                                                                             Nga: Albana Janko